Si të përgatisni këtë specialitet?
Përbërësit: Karkalec deti, dental, levrek, shegë, karrota, dredhëza, kungull, limon, portokall, vaj dhe kripë.
Përgatitja:
Në fillim përgatisim salcën për të cilën na duhet një shegë të cilën e pastrojmë nga bërthamat dhe e vendosim në frulator. Më pas e vendosim në zjarr të ulët derisa të krijohet një masë homogjene.
Marrim një karotë, disa dredhëza dhe një kungull të cilët pasi i presim në formë kubikësh i ziejmë, e më pas i skuqim fare lehtë. Për të marinuar produktet detare marrim limon, portokall, vaj ulliri dhe kripë. Karkalecin e marinojmë me portokall dhe me dentalin, ndërsa levrekun me limon.
Të gjitha pasi i kemi gatuar i vendosim në pjatë, por më parë shtojmë salcën e shegës dhe perimet, duke i kompozuar të gjithë përbërësit sipas dëshirës.