Si te gatuajme linguine me fruta deti?
- Pastrojmë frutat e detit, presim sepjen dhe kallamarin në rripa, ndërsa karkalecat i pastrojmë nga lëvozhga, por duke ua ruajtur kokën.
- Presim në kube domatet, specin djegës dhe qepën. Hudhrat e borzilokun i presim hollë
- Në një tenxhere vendosim pastën të ziejë, ndërsa në një tenxhere tjetër përgatisim salcën.
- Në tenxheren e salcës hedhim vajin e ullirit, qepën e grirë dhe hudhrat. I skuqim për pak sekonda.
- Shtojmë salcën e domates, borzilokun e grirë, frutat e detit të pastruara dhe të prera, specin djegës, kripën, piperin. E lëmë salcën të ziejë për 5-7 minuta.
- Në këtë moment dhe linguinet janë gati. I kullojmë dhe ua shtojmë salcës.
- Shtojmë në fund djathin Pecorino të grirë dhe vajin e ullirit.
Kontaktoni