Si te gatuajme linguine me fruta deti?

  1. Pastrojmë frutat e detit, presim sepjen dhe kallamarin në rripa, ndërsa karkalecat i pastrojmë nga lëvozhga, por duke ua ruajtur kokën.
  2. Presim në kube domatet, specin djegës dhe qepën. Hudhrat e borzilokun i presim hollë
  3. Në një tenxhere vendosim pastën të ziejë, ndërsa në një tenxhere tjetër përgatisim salcën.
  4. Në tenxheren e salcës hedhim vajin e ullirit, qepën e grirë dhe hudhrat. I skuqim për pak sekonda.
  5. Shtojmë salcën e domates, borzilokun e grirë, frutat e detit të pastruara dhe të prera, specin djegës, kripën, piperin. E lëmë salcën të ziejë për 5-7 minuta.
  6. Në këtë moment dhe linguinet janë gati. I kullojmë dhe ua shtojmë salcës.
  7. Shtojmë në fund djathin Pecorino të grirë dhe vajin e ullirit.

Karpaço Peshku, specialitet i preferuar

Si të përgatisni këtë specialitet?

Përbërësit: Karkalec deti, dental, levrek, shegë, karrota, dredhëza, kungull, limon, portokall, vaj dhe kripë.

Përgatitja:

Në fillim përgatisim salcën për të cilën na duhet një shegë të cilën e pastrojmë nga bërthamat dhe e vendosim në frulator. Më pas e vendosim në zjarr të ulët derisa të krijohet një masë homogjene.

Marrim një karotë, disa dredhëza dhe një kungull të cilët pasi i presim në formë kubikësh i ziejmë, e më pas i skuqim fare lehtë. Për të marinuar produktet detare marrim limon, portokall, vaj ulliri dhe kripë. Karkalecin e marinojmë me portokall dhe me dentalin, ndërsa levrekun me limon.

Të gjitha pasi i kemi gatuar i vendosim në pjatë, por më parë shtojmë salcën e shegës dhe perimet, duke i kompozuar të gjithë përbërësit sipas dëshirës.

4 gabime organizative në kuzhinë

Të gjithë bëjmë gabime ne kuzhine. Me disa truke organizimi dhe një kohë përkushtimi, ju mund ta keni kuzhinën tuaj të organizuar mirë. Kështu që do t’ju kushtojë shumë më pak kohë mbajeni të pastër dhe të organizuar pa pasur nevojë të bëni shumë përpjekje çdo ditë.

Lënia e gjërave në banak, mos përdorimi i kontejnerëve për të ruajtur ushqimin në frigorifer ose vendosja e tyre në zonat më pak të dukshme të qilarit, janë disa nga gabimet më të shpeshta organizative në kuzhinë. Ato detaje të vogla që në fillim duken të padëmshme, por që ata përfundimisht e bëjnë kuzhinën një vend të papërshtatshëm për të gatuar.

Këto janë gabimet më të zakonshme në organizimin e kuzhinës. 

Restorant prane detit

Restorant 4 Stinet eshte nje restorant prane detit me kuzhine mesdhetare ne zonen Vollga, Durres. I pozicionuar ne kete hapesire, 4 Stinet ofron per klientelen nje larmi gatimesh deti, receta te vecanta, dhe pica. Nese deshironi te kaloni nje fundjave te kendshme me familjaret apo miqte tuaj, doni te festoni apo organizoni nje event, apo thjesht te kaloni nje dite ndryshe nen shoqerine e kaltersise se detit dhe ushqimit te mrekullueshem; 4-Stinet eshte ambjenti i duhur per ju.

Restorant ne Vollga

Restorant ne Vollga 4-Stinet, ofron per ju specialitete te vecanta, te gatuara me produkte te fresketa dhe te perzgjedhura per te sjelle shijen e vertete te detit ne tavolinen tuaj.

4-Stinet New ne Vollga Durres

4-Stinet New ne Vollga Durres coming coon.

Restorant 4-Stinet Durres vjen tek ju me nje ambjent te zgjeruar e modern. Nje hapje e madhe po afron…

Ne Vollga Durres, restoranti me i mire i gatimeve te detit, antipastave, picave, kompozimeve te sallatave, por jo vetem, po zgjerohet per te sjelle tek ju eksperiencen 20 vjecare ne kuzhine me shefat me te mire.

Rizoto me fruta deti

Si te pergatisim rizoto me fruta deti? Receten e sjellin per ju shefat e restorant 4Stinet.

Ingridientet: 320 gr oriz carnaroli, 400 gr kallamarë, 350 gr karkaleca, 2 thelpinj hudhër, 1/2 gotë verë të bardhë, 1 qepë të vogël, 1/2 degë selino, 1/2 karrotë, 1/2spec pikant, 7-8 domate qershi (opsionale), vaj ulliri, kripë dhe piper të zi, 1 lugë supe gjalp I ftohtë, majdanoz, 1 litër lëng perimesh ose peshku.

Pergatitja: Në një tigan të  thellë vendosim 2 lugë gjelle vaj ulliri, qepën e grirë shumë hollë, selinonë, karrotën, të grirë në kubikë shumë të vegjël, 2 thelpinj hudhër ( të plota) për të aromatizuar përbërësit dhe I largojmë më vonë,si dhe  specin e kuq pikant. Kaurdisim perimet sa të ulin volumin por pa I dhënë ngjyrë. Shtojmë kallamarët të prerë në shirita me gjatësi 2-3 cm i përziejmë, shtojmë karkalecat, vazhdojmë përzierjen deri sa karkalecat, vazhdojmë përzierjen deri sa karkalecat të zverdhen, shtojmë dhe domatet. I shuajmë me pak verë të bardhë dhe pas 1-2 minutash I largojmë nga zjarri I vendosim në një tas të mbyllur. Në një tigan të thellë me 1 lugë gjelle vaj ulliri, pak qepë shtojmë orizin dhe I kaurdisim për 5 minuta . E shuajmë dhe orizin me ½ e verës së mbetur dhe sapo alkooli të avullojë, shtojmë 1 garuzhde lëng perimesh ose peshku. E përziejmë deri sa orizi të përthithë lëngun. Kështu vazhdojmë deri sa orizi të zbutet në fund shtojmë karkalecat dhe kallamarët e gatuar, I përziejmë shtojmë 1 lugë gjalp të ftohtë, e përziejmë, shtojmë majdanoz dhe piper të zi, dhe menjëherë e servirim.

Restorant me gatime deti

4 Stinet, restorant me gatime deti, ne zemer te detit ne Vollga, Durres, ofron per ju gatime te shijshme me produkte te fresketa deti. Nje kuzhine mesdhetare me specialitete te shumta pergatitur nga mjeshter te gatimit.

Pjata te shijshme me krudo te fresketa, skampi, levrek, karkalec, acuke, ostrike, karpaco oktapodi, etj. Cdo gje sipas preferences tuaj. Restorant me gatime deti dhe receta te larmishme. Ju mirepresim! Rezervoni tavolinen tuaj!

Piceri ne Durres

4-Stinet, piceri ne Durres, sjell per klientet e saj Pica te shijeve te ndryshme dhe teper te vecanta.

Me nje varietet te gjere, qe perfshin rreth 50 lloje picash, dhe pergatitje plot mjeshteri nga shefat tane, 4-Stinet servirin pica te shkelqyera! Nje simbol qe identifikon 4-Stinet, krahas kuzhines se mrekullueshme italiane dhe gatimeve te shijshme te detit, eshte pikerisht edhe pica.

4 Stinet, Deliziosa, Stracciatella, Proshute koto apo krudo, Kapriccioza, Mikse, 4 Djatherat – mjafton te zgjidhni picen tuaj te preferuar dhe ne kujdesemi ajo te vije ne tavolinen tuaj shpejt, dhe me nje super shije. 4-Stinet, piceri ne Durres, eshte vendi ideal per te konsumuar nje pice me miqte apo familjen tuaj, nen shoqerine e atmosferes se ngrohte dhe aromes se detit.

Catering ne Durres

Catering ne Durres, tashme Street Food e ofron per ju qe prej vitit 2020. Ne qender te qytetit te Durresit ofron per klientet sherbim take away dhe delivery. Me nje menu shume te pasur dhe te shendetshme ditore, restoranti yne mundeson Catering ne Durres kudo qe ju ndodheni! Sidomos per zyrat dhe institucionet.

Sherbim i shpejte dhe cilesor! Ju qendroni ne shtepine tuaj! Ushqimin e sapogatuar e sjellim ne!

Na ndiqni ne instagram.