March 1, 2022

Rizoto me fruta deti

Si te pergatisim rizoto me fruta deti? Receten e sjellin per ju shefat e restorant 4Stinet.

Ingridientet: 320 gr oriz carnaroli, 400 gr kallamarë, 350 gr karkaleca, 2 thelpinj hudhër, 1/2 gotë verë të bardhë, 1 qepë të vogël, 1/2 degë selino, 1/2 karrotë, 1/2spec pikant, 7-8 domate qershi (opsionale), vaj ulliri, kripë dhe piper të zi, 1 lugë supe gjalp I ftohtë, majdanoz, 1 litër lëng perimesh ose peshku.

Pergatitja: Në një tigan të  thellë vendosim 2 lugë gjelle vaj ulliri, qepën e grirë shumë hollë, selinonë, karrotën, të grirë në kubikë shumë të vegjël, 2 thelpinj hudhër ( të plota) për të aromatizuar përbërësit dhe I largojmë më vonë,si dhe  specin e kuq pikant. Kaurdisim perimet sa të ulin volumin por pa I dhënë ngjyrë. Shtojmë kallamarët të prerë në shirita me gjatësi 2-3 cm i përziejmë, shtojmë karkalecat, vazhdojmë përzierjen deri sa karkalecat, vazhdojmë përzierjen deri sa karkalecat të zverdhen, shtojmë dhe domatet. I shuajmë me pak verë të bardhë dhe pas 1-2 minutash I largojmë nga zjarri I vendosim në një tas të mbyllur. Në një tigan të thellë me 1 lugë gjelle vaj ulliri, pak qepë shtojmë orizin dhe I kaurdisim për 5 minuta . E shuajmë dhe orizin me ½ e verës së mbetur dhe sapo alkooli të avullojë, shtojmë 1 garuzhde lëng perimesh ose peshku. E përziejmë deri sa orizi të përthithë lëngun. Kështu vazhdojmë deri sa orizi të zbutet në fund shtojmë karkalecat dhe kallamarët e gatuar, I përziejmë shtojmë 1 lugë gjalp të ftohtë, e përziejmë, shtojmë majdanoz dhe piper të zi, dhe menjëherë e servirim.